Shëndeti i Lig i QKUK-së

Leonora Shabani thotë se nuk ka pasur përvojë të mirë me Qendrën Klinike Universitare gjatë disa viteve sa vajza e saj, tashmë e ndjerë, Mjalta, ishte trajtuar në qendrën më të madhe publike mjekësore në Kosovë.

Ajo thotë se trajtimi ndaj saj dhe vajzës ka qenë jo njerëzor, dhe për këtë ajo akuzoi doktor Ramush Bejiqit duke i thënë se trajtimi i tillë ka ardhur edhe nga ai.

“Hyra në Klinikë, ishte doktor Ramushi (Bejiqi) i thash më fal a ka mundësi të më tregosh a kanë dalë mirë vajzës analizat. I mori i kqyri në dorë më tha kush të tha me i ba. Ii thash që më ka thënë doktoresha Myrvete. Mi gjujti, tha shko te ajo” tha Shabani.

Sipas saj, doktor Beiqi i është drejtuar në gjuhën angleze çka për të ka qenë jo normale sepse nuk e ka ditur këtë gjuhë.

Leonora ishte e ftuar në emisionin e fundit “jeta në Kosovë” për të folur për përvojën e saj.

Përballë saj ishte doktori Ramush Bejiqi.

“Hyra në Klinikë, ishte doktor Ramushi (Bejiqi) i thash më fal a ka mundësi të më tregosh a kanë dalë mirë vajzës analizat. I mori i kqyri në dorë më tha kush të tha me i ba. Ii thash që më ka thënë doktoresha Myrvete. Mi gjujti, tha shko te ajo” tha Leonora Shabani.

Ky i fundit mohoi akuzat.

“Informatën e fundit pacientit ia jap zyrtarisht në gjuhen shqipe”, tha Bejiqi.

“Jeta në Kosovë” paraqiti edhe disa raste kur pacientët në Klinikën e Gjinekologjise kanë pasur ankesa për trajtimin atje.

Gazetarja e KALLXO.com Paulina Nushi tha se edhe një prind tjetër Hasime Cimili ka raportuar në KALLXO.com për përvojën e saj me doktor Bejiqin. Madje Cimili thotë se doktori ka folë me stafin në gjuhën serbe.

Bejiqi mohoi edhe këtë akuzë.

Në emisionin “Jeta në Kosovë” doktorë të klinikave të ndryshme në QKUK debatuan për rastet kur prindërit e pacientët kanë pasur ankesa për trajtimin që u është bërë atyre.

Saudin Maliqi drejtor i Klinikës së Krahërorit dha shembuj të organizimit të punës në Klinikën e tij për të cilën është raportuar disa herë se ka menaxhimin më të mirë atje.

“Është një rregullim që bëhet në rregullore të punës. Ne e kemi hartuar një rregullore të punës e cila në mënyrë decidive i përcakton detyrat dhe obligimet e çdo punëtori shëndetësor”, tha Maliqi.

Sipas tij, kjo rregullore nuk lejon që punëtori shëndetësor të sillet ndryshe nga ajo që e ka për obligim.

Por ky nuk është shembulli që gjindet në klinika të tjera.

“Jeta në Kosovë” ka paraqitur raste kur prindërit janë ankuar se trajtimi i fëmijëve të tyre nuk është bërë si duhet.

“Komplikimet ndodhin edhe në Amerikë edhe në Angli, komplikimet ndodhin çdo kund”, tha Myrvete Paqarada.

Tafë Rrukolli pati rrëfyer në KALLXO.com historinë e tij në këtë Klinikë. Gruaja e tij Shehrija ka pasur një shtatëzani të shëndetshme por nga Klinika e Gjinëkologjisë ajo doli e vetme sepse djali i saj vdiq.

Sipas rezultateve të Mjekësisë Ligjore djali i saj ka vdekur nga asfiksia. Mjekët e kësaj klinike që ishin marrë me rastin janë në proces gjyqësor.

Ndërsa Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë Myrvete Paqarada tha se asgjë në këtë rast nuk e ka alarmuar rastin se diçka nuk është në rregull.

“Komplikimet ndodhin edhe në Amerikë edhe në Angli, komplikimet ndodhin çdo kund”, tha Paqarada.

Sipas saj, trajtimi i gruas ka qenë i mirë.

Ndërsa drejtoresha e Neonatologjisë Mynevere Hoxha foli për punën në klinikën e saj.

Ajo komentoi rastin e Adem e Alberije Gashit të cilët thonë se vajza e tyre disa muajshe Tuana Gashi e  cila tashmë ka vdekur nuk është trajtuar mirë.

“Kujdesi ka qenë në maksimum. Atë qe e ndien prindi e ndiejmë edhe ne. Problemi ka qenë që zorrët kanë qenë të devitalizuara“ tha Hoxha.