Jeta në Kosovë: A ia Vlen të Shtrihesh në QKUK?
Si trajtohen pacientët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës?
Çfarë thonë prindërit e fëmijëve të trajtuar në këtë spital e në këto klinika, e çfarë përgjigjesh kanë mjekët e institucioneve ku janë trajtuar këta pacientë?
Në debatin e emisionit “Jeta në Kosovë” u analizuan raste të ndryshme kur pacientët dhe prindërit e fëmijëve shprehin pakënaqësitë e tyre në raport me stafin mjekësor dhe me mënyrën se si janë trajtuar ata.
Po ashtu u diskutua për kujdesin e stafit mjekësor për pacientët. A ka raste e procese gjyqësore ndaj disa mjekëve të Klinikës së Gjinekologjisë?
Mes tjerash panelistët diskutuan për shërbimet, problemet e sfidat në QKUK, por edhe për shërbimin më të mirë që jep ndonjë klinikë në këtë spital.
Për të diskutuar për këto tema Jeta Xharra ka ftuar:
Saudin Maliqi – drejtor i Klinikës Torakale, QKUK
Myrvete Paçarada – drejtore e Klinikës së Gjinekologjisë, QKUK
Ramush Bejiqi – pediatër -kardiolog
Mynevere Hoxha – drejtore e Klinikës së Neonatologjisë, QKUK
Leonora Shabani – shoqëria civile
Paulina Nushi – gazetare KALLXO.com