Kryeprokurori Admir Shala

Shala: Do Flasin Veprimet Tona Kundër Fajdeve

Kryeprokurori i ri i Prizrenit Admir Shala siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, deklaroi se në Prizren nuk do flitet më për fajdenë, por për veprimet që do i ndërmarrë prokuroria për hetimin dhe arrestimin e fajdexhinjve.

Shala tha se prokuroria nuk do të heshtë, por do të luftojë me të gjitha mjetet ligjore çdo dukuri negative duke përfshirë edhe rastet e fajdeve të cilat kanë prekur rajonin e Prizrenit.

“Më tepër ndoshta të flitet me veprimet tona operative, veprimet tona hetimore në arrestimin e këtyre personave. Dhe nëse flitet që organet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime dhe e kanë luftuar këtë dukuri, atëherë duhet të trajtohen si rezultate. Sepse heshtja jonë flet më keq sesa kur flitet për raste kur ndërmarrim aksione dhe veprime me qëllim të luftimit të këtyre dukurive”, tha Shala.

Admir Shala, mori besimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të drejtuar Prokurorinë Themelore të Prizrenit për katër vitet e ardhshme më 21 dhjetor 2016.

http://kallxo.com/kpk-ja-zgjedh-kryeprokuroret/

Siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”. Ai para se të vijë në këtë pozitë ka hetuar disa raste të mëdha të korrupsionit dhe arrestuar disa persona si prokuror special, duke përfshirë edhe prokuroren nga Mitrovica Vahide Badivuku.

Deklaratat e kryeprokurorit Shala kundër fajdeve dhe dukurive tjera mund ta ndiqni këtu.

Më 26 janar 2017 KALLXO.com shkroi për arrestimin e një personi në lidhje me fajdet në Prizren.

http://kallxo.com/arrestime-te-reja-per-fajde-ne-prizren/

KALLXO.com vazhdimisht e ka ndjekur rastin e anëtarëve të familjes Kqira dhe të akuzuarve të tjerë të ngarkuar për fajde dhe vepra tjera penale.

http://kallxo.com/gruda-fajdexhinjte-kercenuan-se-te-ma-shfarosnin-familjen/

Në janar të këtij viti KALLXO.com solli rrëfimin e Ibrahim Kazazit, personin që do të dëshmonte në një gjykim kundër të akuzuarve për fajde në Prizren.

Kazazi u plagos me revole e sëpatë dhe plagosja e la pa dëshmuar.

http://kallxo.com/ekskluzive-rrefehet-deshmitari-plagosur-gjyqit-per-fajde/