Shaip Muja Flet Përsëri për “Ferronikelin”

Megjithëse përmendi edhe çështjet e mandatit të EULEX-it, të ardhmes evropiane të Kosovës, demarkacionit me Malin e Zi, Muja tha se tema kryesore në vend është ekonomia.

Ai foli më tutje për kompleksin industrial “Ferronikeli”.

“Situata ekonomike në Drenicë është shumë e keqe. Ata kanë vetëm ‘Feronikelin’ që rrezikon të mbyllet dhe 900 punëtorë të dalin nga puna,” tha Muja.

New Co “Ferronikeli” që në kompleksin metalurgjik merret me përpunimin e xehes së nikelit në prill ndërpreu prodhimtarinë.

Muja foli për mënyrën se si t’i ndihmohet “Ferronikelit”.

“A është obligim që ne të shohim çfarë metoda fleksibile ne duhet të përdorim që të ruhen ato vende të punës. 900 punëtorë janë në linja kreditore…,” tha Muja.

Çështjen e “Ferronikelit” Muja e përmendi edhe në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim ekonomik më 7 qershor ku mori pjesë si mysafir.

Atëherë kërkoi që qeveria t’i ndihmojë “Ferronikelit”, ndërsa anëtarë të këtij komisini i thanë që si deputet nuk mund të përfshihet në çështjet komerciale të kompanive private.

http://kallxo.com/shaip-muja-kerkon-ndihme-qeveritare-per-ferronikelin/