Driton Selmanaj, deputet i LDK-së - Foto: Rtv21

Selmanaj: Kryeministri Haradinaj Është i Dorës së Dytë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, duke komentuar deklaratat e nënkryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit, ka thënë se cirku ka filluar në momentin kur kanë filluar pazaret politike në kafenetë e Prishtinës dhe se Qeveria e Kosovës e ka obligim të vijë në Kuvend.

Ai këto komente i ka bërë duke iu kundërpërgjigjur Memli Krasniqit, i cili tha se nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme, pasi nuk kanë dashur të jenë pjesë e cirkut të opozitës.

Selmanaj pas ndërprerjes së seancës së jashtëzakonshme, ka thënë se kërkuan që të shtyhet seanca, pasi kryeministri sot ka ikur.

“Kemi shumë pyetje e njëra më kryesore është cila është marrëveshja me Listën serbe. Kjo Qeveri nuk jam i sigurt nëse do të qëndrojë një vit sepse kjo Qeveri ka me u rrëzuar për marrje të vendimeve dhe kryeministri Ramush Haradinaj është i dorës së dytë”, tha ai./21Media