Selmanaj: Bashkësia ndërkombëtare t’i ndëshkojë ose t’i shpallë heronj kriminelët e Serbisë
21.5.2019 - 13:18
Edhe deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj është njëri ndër të mbijetuarit e Maskarës së Dubravës.
Ai në seancën që po mbahet për 20-vjetorin e kësaj masakre tha se ajo është kryer me urdhër të qeverisë se Serbisë.
“Masakra në Dubravë në rend të parë paraqet krim kundër njerëzimit. Por, moszbardhja e këtij rasti është dëshpëruese. Tani, kriminelët e Serbisë, bashkësia ndërkombëtare, ose t’i ndëshkojë, ose t’i shpallë heronj sepse sipas Serbisë ata kanë varrë terrositet shqiptar”, ka shtuar ai.
Ai në këtë seancë ka treguar edhe rrëfimin personal për këtë masakër.