Aksidenti në Prejlep të Deçanit | Foto e arsdhur në KALLXO.com

Rrotullohet Makina-Një i Lënduar

Një makinë është rrokullisur sot në mëngjes duke përfunduar skaj rrugës hyrëse në Fshatin Prejlep të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibraj tha për KALLXO.com se makina dyshohet se është vetaksidentuar.

Sipas Ibrajt një person ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa njësitë policore sipas tij janë në vend të ngjarjes.

Fotografitë ku shihet makina e kthyer përmbys i dërgoi një qytetar në KALLXO.com.

Dje KALLXO.com shkroi për një aksident në Poklek të Drenasit ku u lënduan katër persona.

http://kallxo.com/kater-te-lenduar-ne-aksidentin-mes-dy-veturave/