Rrokulliset Makina- Një i Vdekur dhe Tre të Lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti.

Lajmin per KALLXO.com e konfirmoi komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës- majori Milaim Fejzullahu.

Në vetë-aksidentin në Makovc një makinë është rrotulluar duke u kthyer përmbys, ndërsa në vend të ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet mjekësore.

Fejzullahu tha se të lënduarit në aksident janë jashtë rrezikut për jetë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, por dyshohet që vetura të ketë qenë në tejkalim në vijë të plotë.