Ilustrim

Rritet numri i udhëtarëve që fluturuan përmes Aeroportit Ndërkombëtar 'Adem Jashari'

Në vitin 2018-të, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” janë realizuar 7 mijë 921 fluturime. Në krahasim me vitin 2017-të paraqet një rritje prej 10 për qind apo rreth 752 më shumë fluturime. Me rritje ishte edhe numri i pasagjerëve duke kaluar 2 milionë.

Interesimi i qytetarëve për të udhëtuar me transportin ajror vazhdon të shënoj rritje. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë se edhe numri i fluturimeve është më i lartë në vitin 2018-të në raport me një vit më parë.

Përgjatë vitit 2018-të  të dhënat e ASK-së tregojnë se  ky lloj transporti më së shumti është përdorur në tre muaj korrik-shtator me gjithsej 2 mijë e 542 fluturime përderisa më i ulët është në tre muajt janar-mars.

Në anën tjetër udhëtuan mbi 2 milionë e 162 mijë pasagjerë. Në krahasim me vitin 2017-të, paraqet një rritje të numrit të pasagjerëve për rreth 14.7 për qind apo 277 udhëtar më tepër.

Që nga viti 2011-të e këndej  numri më i madh i pasagjerëve është evidentuar në vitin 2018-të me mbi 2.1 milionë pasagjerë ndërsa ai më i vogël në vitin 2014-të me 1.4 milionë.

Përgjatë periudhës tetë vjeçare 2011 deri 2018 mesatarisht  1.6 milionë pasagjerë në vit e përdoren transportin ajror për të udhëtuar.

 

Së fundmi emisioni në emisionin “Jeta në Kosovë” është debatuar lidhur me faljen e rreth 84 milionë euro nga ana e Qeverisë për kompaninë “Limak” në emër të zgjatjes së pistës së aeroportit