Bukë - foto: Facebook/ GertaBukepjekesTetove
Rritet çmimi i bukës në disa komuna të Kosovës
Çmimi i miellit dhe produkteve të tij është rritur pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës.
Prizreni, Kaçaniku, Gjakova, disa bukëpjekës të Fushë-Kosovës e në fshatrat e Klinës tashmë kanë shtrenjtuar bukën për 10 centë.
Ndërsa, në Gjilan, Mitrovicë e Prishtinë çmimi i bukës ende nuk ka lëvizur.
KALLXO.com kishte raportuar dje për shtrenjtimin e bukës në Prizren, ku çmimi ka qenë 30 centë dhe është bërë 40 centë.
https://kallxo.com/shtrenjtohet-buka-ne-prizren/
Gjithashtu për rritjen e çmimit të bukës kishte reaguar edhe kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, (AKK), Valon Prestreshi.
Prestreshi kishte thënë se që nga sot grupi punues i hetueseve për monitorimin e çmimeve te produkteve te cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja.
https://kallxo.com/prestreshi-duhet-te-monitorohen-cmimet-e-produkteve-nga-serbia-dhe-bosnja/
Kjo rritje e çmimit të miellit dhe bukës ka ardhur pas vënie së masës prej 10 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës nga Qeveria e Kosovës.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më së shumti drithëra Kosova importon nga Serbia.
Ndryshe të dhënat e ASK-së tregojnë se në vitin 2015 Kosova ka importuar 84,176 tonelata grurë ku mbi 94 për qind e kësaj sasie është importuar nga Serbia.
https://kallxo.com/mbi-95-per-qind-e-grurit-te-importuar-nga-serbia/
Në vitin 2016 janë importuar 135,282 tonelata grurë dhe mbi 97 për qind e kësaj sasie është importuar nga Serbia.
Më 2017 Kosova ka importuar 105,055 tonelata grurë dhe përqindja e importit nga Serbia është sa në vitin paraprak.
Kurse në vitin 2018 deri në muajin nëntor Kosova ka importuar 101,982 tonelata grurë.
E ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala javën e kaluar për KALLXO.com kishte thënë se nuk besonte se masa prej 10 për qind do të ndikonte në rritjen e çmimit të miellit dhe produkteve të tij.
https://kallxo.com/a-do-te-shtrenjtohet-buka-pas-mases-prej-10-per-qind-ndaj-mallrave-serbe/
www.kallxo.com