Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com
Rrëmbim për Borxh
13.4.2017 - 14:10
Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë autorët e rrëmbimit të një qytetari të komunitetit rom.
Rasti i rrëmbimit ka ndodhur në rr. “At Gjergj Fishta”, në Prizren, të martën rreth orës 23:45.
Viktima kishte raportuar se është marrë me forcë nga dy të dyshuar dhe është futur në një veturë ku është mbajtur për një kohë.
Sipas viktimës rasti ka ndodhur për shkak se i kishte një borxh njërit prej të dyshuarve.
Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar në procedurë të rregullt.