Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Rrahje mes gjashtë personave në Prizren, lëndohen edhe zyrtarët policor

Në raportin e Policisë së Kosovës raportohet se gjashtë të dyshuar janë përfshirë në një rrahje.

Si pasojë e saj, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren.

Gjatë ndërhyrjes, edhe dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër te prokurorit njeri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje.