FOTO: Ilustrim

Arrestohet prizrenasi pasi rrahu tre persona

Tre persona janë sulmuar ditën e djeshme nga  një person tjetër.

Shkak i sulmit ishte një mosmarrëveshje me këtyre katër personave.

Policia ka njoftuar se mëngjesin e djeshëm në Prizren ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka sulmuar tre persona dy burra dhe një grua.

Gruaja ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.