Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Katër persona rrahën në mes vete për një parking

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:00 në Prizren, pas një mosmarrëveshje rreth një vend-parkimi, 4 persona janë rrahur mes vete.

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit janë invervistuar dhe me vendim të Prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.