Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Rrah Gruan dhe i Merr Para me Dhunë

Policia në Tiranë ka arrestuar një person nën dyshimet për dhunë në familje, vjedhje dhe prodhim e mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

I arrestuari, sipas policisë, dyshohet se rrahu gruan e tij, ndërsa nën kërcënimin me thikë i mori asaj 3 mijë lekë të reja.

Policia njofton se thika me të cilën u krye kërcënimi është sekuestruar si provë materiale.

I arrestuari me inicialet V. U., 39 vjeç nga Tirana, sipas policisë është i dënuar edhe më parë për dhunë në familje.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dhunës në familje.