ROSU në Veri Vëzhgon Situatën nga Kodrat (FOTO)

Pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) janë parë duke patrulluar këmbë kodrinave afër kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas fotografive të dërguara nga gazetari i KALLXO.com shihen pjesëtarët e ROSU duke vëzhguar nga kodrat që gjenden afër Zveçanit.

Njësitë Speciale të Policisë janë dërguar sot në veri për të penguar hyrjen e dy zyrtarëve të lartë të Qeverisë serbe.

Hyrja e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, është ndaluar me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.