Pika kufitare Kosovë- Serbi në Jarinjë - Foto: KALLXO.com

FOTO: Kontrolle të Rrepta në Pikën Kufitare në Jarinjë

Secili automjet që po hyn në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinjë po kontrollohet në detaje.

Sipas gazetarit të KALLXO.com, i cili gjendet në këtë pikë kufitare në veri të vendit, Policia Kufitare po i kontrollon në detaje automjetet që po hynë nga Serbia në Kosovë. Megjithatë, sipas tij, në ka kolonë automjetesh.

Forcimi i masave të kontrollit është në kuadër të operacionit të Forcave Speciale të Policisë për të penguar hyrjen në territorin e Kosovës të dy zyrtarëve të lartë serbë, ministrit të Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

http://kallxo.com/foto-autoblindat-parkohen-afer-jarinjes/

Këtyre dy zyrtarëve serbë u është ndaluar hyrja me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

http://kallxo.com/pacolli-gjuriq-dhe-vulin-arrestohen-nese-hyjne-ne-kosove/