Aksioni i Policisë në veri

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi rrjedhën e operacionit për luftimin e kontrabandës.

Aksioni i cili u zhvillua të martën e ku u përfshinë edhe komunat veriore të vendit është filmuar në çdo hap nga ekipet e emisionit “Drejtësia në Kosovë”.

Në reportazhin që u transmetua të premten nga ora 22:20 janë të përfshira situatat më interesante të ngjarjes përfshirë: Plagosjen e policit, shkëmbimet e zjarrit në mes Policisë dhe serbëve në barrikada, largimi i barrikadave nga autoblindat, arrestimin e zyrtarit të UNMIK-ut, arrestimet e policëve brenda stacioneve të policisë, sulmet e vazhdueshme mbi policinë nga grupet kriminale.

Reportazhi sjell edhe detaje për rrjetin e kontrabandës në veri, lidhjet e tyre me politikën dhe përfshirjen e grupit të policëve në kontrabandë.

Në intervista ekskluzive, dy udhëheqësit e aksionit në terren nga Inspektorati Policor dhe Policia flasin për planifikimin dhe realizimin e operacionit.

www.kallxo.com