Rënie drastike e shfrytëzimit të transportit hekurudhor në 2018-ën

Në vitin 2018-të, transporti hekurudhor shënon vlerë më të ulët të pasagjerëve në tetë vitet e fundit me vetë 120 mijë pasagjerë.

Nëntë lokomotiva ka Republika e Kosova qarkullojnë në 333 kilometra binarë që janë aktualisht

“Në territorin e Kosovës kemi gjithsej 333 km binar hekurudhor për transport. Në hekurudhat e

Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë Disell dhe dy trena motorik. Lokomotivat

bartin 10 vagonë për udhëtarë dhe 1420 vagonë për mallra”, thuhet në raportin ASK-së

Të dhënat e këtij raporti tregojnë se shfrytëzimi I transportit hekurudhor për të udhëtuar nga qytetarët ka pësuar një rënie drastike. Në vitin 2018-të vetëm 120.13 mijë pasagjerë udhëtuan përmes këtij lloj transporti. Në krahasim me vitin 2017-të sa ishin 156.62 mijë ka pësuar një rënie prej -23 për qind.

Bazuar në këto të dhëna, që nga viti 2013- ku është  evidentuar numri më i madh i pasagjerëve apo  369.27 mijë pasagjer e këndej, ka pësuar rënie.

Vlera më e ulët e numrit të pasagjerëve është evidentuar vitin e kaluar me 120.13 mijë.

Përgjatë periudhës tetë vjeçare 2011 deri 2018 mesatarisht transportin hekurudhor për të udhëtuar e shfrytëzuan 282 mijë qytetarë.

Se udhëtimi nuk është “trending”, sinjale jo pozitive se ne 2018-ën nuk do yë ketë interesim të qytetarëve dhanë tre muaj e parë të viti.

Për dallim nga transporti i udhëtarëve me tren, transporti i mallrave përmes binarëve ka shënuar një rritje të prej 11 për qind në krahasim me vitin 2017-të sa u transportuan 430.86 mijë tonë.

Në vitin transporti i mallrave ishte 479.11 mijë tonë.

Në raportin e ASK-së thuhet se kontribut në këtë rritje ka dhënë rritja e transporti ndërkombëtarë , gjegjësisht eksporti i mallrave nga Neë Co Ferronikeli në tremujorin e fundit të vitit.

https://kallxo.com/udhetimi-me-tren-nuk-eshte-tren-ding/

.