Anulohen linjat hekurudhore për udhëtarë Prishtinë- Shkup dhe anasjelltas

Kompania “Trainkos” ka njoftuar se ka ndërprerë linjën e transportit për udhëtarë në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë nga data 13 mars deri më 27 mars 2020, për shkak të coronavirusit.

“Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos SH.A pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme të mbajtur sot ka vendosur që ta ndërpres Linjën ndërkombëtare në transportin e udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë i cili niset nga Prishina në orën 07:10 dhe nga Shkupi në orën 16:10 duke filluar nga data 13.03.2020 deri me datën 27.03.2020”, thuhet në komunikatën e Trainkos-it.

Gjatë ditës së sotme është marrë vendim  nga ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, që të pezullohen përkohësisht të gjitha linjat ajrore dhe tokësore nga Gjermania, Franca, Zvicra dhe Italia “si zona me rrezik të mesëm e rrezik të lartë nga coronavirusi”.