Foto: Kallxo.com

Ramush Haradinaj premton zgjidhje të problemeve që adresohen nga komunat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarët e Komunave të Kosovës, tha se është biseduar për tema të ndryshme, sidomos për problemet e tyre.

Ai tha se kryetarët e komunave kishin edhe disa vërejtje për qeverinë, ndërkaq u shpreh i hapur për t’i trajtuar të gjitha temat e rëndësishme për komunat.

“Sot i kemi bisedu shumë tema për komuna, kryesisht kemi bisedu për pronat. Kemi ende plot punë. Unë po mundohem me i marrë vesh temat nga komunat që me mujt me punu, ka një anomali të vendimeve të nivelit nacional, jam i hapur që si Qeveri t’i qes në tavolin të gjitha problemet dhe të merrem me to”, tha Haradinaj

Sipar Haradinajt, janë disa çështje vendimmarrëse që krijojnë konflikte në raportin e qeverisë me komunat.

“Janë disa vendime nacionale. Kjo qeveri është e  hapur që të gjitha temat me i nxjerrë në tavolinë. Janë disa çështje vendimmarrëse që krijojnë konflikte, sepse disa gjëra e detyrojnë komunën të vendosë e disa qeverinë, por do të mundohemi ti zgjdhim, sepse tashmë e dimë gjendjen”, tha Haradinaj.

Ndërsa, nga rradhët e kryetarëve të Komunave, ishte vetëm ai i Gjilanit, Lutfi Haziri, I cili tregoi se cfarë problem të këtij qyteti janë biseduar gjatë këtij takimi të mbyllur për medie.

Sipas Hazirit, problem në nivel komunal janë kontratat kolektive dhe ndërtimet pa leje.

“Falënderojmë kryeministrin për disa vendime, sidomos për pronat. Kontratat kolektive janë një prej problemeve. Është çështja e pagave jubilare për arsimtarë, ndërtimet pa leje, teatrot e qyteteve, pronat për varreza dhe probleme të tjera të sistemuara për komunat, por jemi duke bashkëpunuar ngushtë për t’u dhënë zgjidhje problemeve të tjera”, tha Haziri.

Ky forum mes Komunave dhe Qeverisë është mbledhur për herë të dytë brenda këtij viti dhe ka për qëllim të ndërtimit të një agjende të përbashkët bashkëpunuese, për të çuar përpara projektet e rëndësishme që kanë relacion me nivelin qendror.