Qeveria formon Komision për përzgjedhjen e bordit të OShP-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt të së premtes ka propozuar pesë anëtarët për komisionin përzgjedhës për anëtarët e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

“Miratohet  propozim-vendimi për emërimin e Komisionit Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për anëtar në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit”, tha kryeministri Haradinaj gjatë mbledhjes.

Zyra e kryeministrit propozon këta anëtarë; Rozafa Ukimeraj, Qemajl Murmullaku, Naim Baftiu, Osman Vicaj, dhe Isuf Zenaj.

Tutje, Haradinaj tha se e kemi ftuar Ambasadën e Britanisë për monitorim të procesit dhe, sipas tij kjo tregon gatishmërinë tonë qe te jemi transparent.