Presidenti rus, Vladimir Putin, Foto: RTV 21

Putin ofron bashkëpunim në hetimin e 12 agjentëve rusë

Presidenti rus, Vladimir Putin propozoi sot që Moska dhe Washingtoni të kryejnë një hetim të përbashkët ndaj oficerëve të inteligjencës ruse, të akuzuar për ndërhyrje gjatë fushatës zgjedhore të SHBA-së në vitin 2016.

I pyetur nëse Rusia do të ekstradonte 12 agjentë të inteligjencës ushtarake ruse në SHBA, të akuzuar për sulme kibernetike në fushatën zgjedhore ndaj Partisë Demokratike, Putin tha se marrëveshja e vitit 1999 parashikon ndihmë të ndërsjellë ligjore.

Po ashtu Putin vlerësoi në Helsinki se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë “në një gjendje të vështirë”, por shpreson që të dy palët tani të kuptohen më mirë./21Media