Presidenti rus, Vladimir Putin - Foto: REL/EPA-EFE
Putin: ‘Arsyeja e Shëndoshë’ të Mbizotërojë në Rastin Skripal
04.4.2018 - 20:12
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se shpreson se “arsyeja e shëndoshë” do të mbizotërojë në mosmarrëveshjet me Londrën rreth helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia.
Të dy ata janë helmuar me agjent nervor në qytetin Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.
Britania thotë se Rusia, pothuajse me siguri, duhet fajësuar për sulmin kundër Skripalit, por Moska e mohon përfshirjen.
Incidenti ka shkaktuar krizë diplomatike – shtetet perëndimore dhe Rusia i kanë dëbuar njëra-tjetrës dhjetëra diplomatë.
“Presim momentin kur do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe kur marrëdhëniet ndërkombëtare nuk do të dëmtohen si tani”, tha Putin në një konferencë për media në Ankara. (REL)