Shkolla e Muzikes Prenk Jakova - Gjakove

Punësohet mësimdhënës pasi raportoi në KALLXO.com padrejtësinë që iu bë në konkurs

Pas raportimit të KALLXO.com, Drejtoria e Arsimit në Gjakovë e ka punësuar kandidatin Taulant Rruci në pozitën e mësimdhënësit të violinës në Shkollën e Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Taulant Rruci kishte raportuar rastin e tij në KALLXO.com rreth favorizimit që i ishte bërë kundërkandidatit të tij, Jeton Kaçka, i cili ishte punësuar pavarësisht që nuk kishte përfunduar studimet universitare, kriter ky që kërkohej të plotësohej përmes konkursit të shpallur me 31 gusht të këtij viti.

Pas publikimit të shkrimit, Taulant Rruci ka njoftuar redaksinë se është ftuar nga Drejtoria e Arsimit në Gjakovë për të nënshkruar kontratën për pozitën e mësimdhënësit të violinës sepse siç kishin deklaruar ata, “kishte ndodhur një gabim”.

“Inspektorati i Arsimit ka anuluar kontratën e kundërkandidatit të padiplomuar, kurse personalisht kam gjetur mbështetje të madhe në Inspektoratin e Punës e cila më ka ndihmuar profesionalisht e moralisht. Inspektorati i Punës ka ndërmarrë të gjitha masat të cilat parashihen me ligj dhe në fund drejtësia fitoi, vështirë po u arritka por paska drejtësi në Kosovë”, ka thënë Rruci për KALLXO.com.

https://kallxo.com/konkursi-i-cakorduar-per-mesimdhenes-te-violines-ne-shkollen-e-muzikes-ne-gjakove/

www.kallxo.com