Mikullovci : Punësimi, emër imagjinar në Kosovë

Kuvendi i Kosovës ka filluar edhe diskutimin e tretë. Në këtë pikë po diskutohet për gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare i propozuar nga deputeti Fidan Rekaliu i mbështetur nga 5 deputetë.

Rekaliu tha se Kuvendi duhet të merret seriozisht me këtë temë.

“Situata në terren është dëshpëruese. Rinia jonë nuk lëviz lirshëm për fajin e politikës dhe qeverisjes së keqe. Mbi 20 mijë të rinj të diplomuar sot janë pa punë”, tha ai.

Sipas tij Kuvendi e Qeveria duhet të veprojnë sa më shpejtë në këtë drejtim.

Ai ka lexuar edhe rekomandimet e tij me 14 pika. Disa nga to janë që të miratohet strategjia për rini, të realizohet në afat sa më të shkurt ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë brenda vitit 2018, të zbatohet plani i veprimit rritja e punësimit, obligohet qeveria të krijoj lehtësira për të rinjtë ndërmarrës, të njihet puna vullnetare si përvojë e punës, etj.

Edhe Andin Hoti këtë pikë e cilëson si më të rëndësishme që nga koha kur është deputet.

Angazhimi i kuvendit dhe qeverisë sipas tij në këtë drejtim është ende i vogël.

“Kuvendi dhe qeveria duhet të ketë strategji për të rinj”, tha Hoti.

Ai i ftoi deputetët që të përkrahet kjo rezolutë.

Adem Mikullovci, tha se të debatosh për gjendjen e rinisë kosovare është e dhimbshme.

Sipas sot punësimi është bërë emër i imagjinuar.

“Mosperspektiva e rinisë po ndikon në natalitetin e Kosovës”, tha Mikullovci.

Kjo sipas tij është rrugë pa shpresë DHE pa dalje. Edhe Mikullovci tha se kjo është pika kryesore e cila po diskutohet në Kuvendin e Kosovës.

Frashër Krasniqi tha se nuk kemi as kushte elementare për rini të shëndosh, energjike, e të punësuar dhe as kushte për pleqëri për njerëz që vendosin mu plakë në shtetin tonë dhe që sipas tij lihen me kushte të renda, pensione fyese, që nuk mbulojnë kushtet elementare të jetës së tyre.

“Grupi i PSD-së do ta miratoj këtë rezolutë”, tha Krasniqi.