Pal Lekaj

Deputeti i LDK akuzon ministrin Lekaj për tërheqje të mjeteve për rrugën Prishtinë- Podujevë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fidan Rekaliu në seancën e Kuvendit të Kosovës e cila  po vazhdon të mbahet ka akuzuar Ministrin e Infrastrukturës për tërheqjen e mjeteve të cilat ishin ndarë për rregullim e rrugës Podujevë- Prishtinë.

“Ministër, pse janë tërhequr mjetet të cilat ishin ndarë për rregullimin e rrugës  Podujevë- Prishtinë”, është shprehur Rekaliu.

Në kundër replikë për Rekaliun, ministri Pal Lekaj ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Projekti po vazhdon në rrugën Podujevë- Prishtinë. Ju e dini se këtë vit ka pasur ndërhyrje bukur të madhe në atë segment rrugor, dhe shpresoj se deri në fund të vitit 2019 të përfundoj ky projekt”, është përgjigjur Lekaj.