Publikohet Agjenda e Ceremonisë Mortore për ish-Kryeministrin

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë publik agjendën e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, i cili vdiq sot në një spital në Turqi.

Ceremonia mortore organizohet nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa.

Kjo është agjenda:

08:30 – Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

10:00-12:00– Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30– Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

(13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)

15:00-16:00– Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00– Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 – Ceremonia e varrimit.