Pelegrinët Shkojnë-Përfundon Protesta

Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjoka shpjegoi se veprimet policore ishin në pajtim me planin e hartuar më parë për sigurinë e të ardhurve.

“Siç është paraparë me planin operativ, sot është realizuar një vizitë e pelegrinëve. Protesta ka kaluar pa asnjë incident,” tha Gjokaj.

Ai megjithatë tregoi se një protestues u arrestua për prishje të rendit dhe qetësisë.

11:32

Një autobus me pelegrinë ka arritur te kisha, ndërsa protestuesit e mbledhur pranë këtij objekti, sipas gazetarëve të KALLXO.com po gjuajnë me vezë dhe copa akulli në drejtim të tyre.

Ata nuk kanë arritur ta godasin autobusin, pasi policia ka krijuar kordonin e sigurisë.

Autobusi me pelegrinë aktualisht është futur në oborrin e kishës.

12463986_564030800417373_931946873_n

 

12506761_564030833750703_1263144901_n10:14

Pelegrinët serbë kanë paralajmëruar ardhjen në këtë kishë për krishtlindjet ortodokse.

Policia ka bërë një bllokadë mes protestuesve dhe kishës, ndërsa të tubuarit që nuk janë në numër të madh po kërkojnë largimin e barrikadës.

Protestuesit po brohorasin “Isë, Isë, argat i Serbisë”, duke iu referuar kryeministrit të vendit dhe po thotë që këtu është Gjakovë.

Gati sa herë që në këtë kishë vijnë pelegrinët serbë ka protesta të gjakovarëve, pasi ata akuzojnë të ardhurit për krime lufte.

12483442_564009760419477_1522502300_n 12506924_564009770419476_267745706_n

Në ditën e njëjtë të janarit 2015, pelegrinët serbë qenë kthyer nga Gjakova, pa vizituar kishën për shkak të protestave dhe kushteve të këqija atmosferike.

http://kallxo.com/pelegrinet-perseri-kthehen-pa-hyre-ne-kishe-te-gjakoves/

Atëherë ministri për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq i kishte quajtur egërsira protestuesit, ndërsa kjo deklaratë kishte provokuar protesta në qytete të ndryshme të Kosovës, duke detyruar shkarkimin e Jabllanoviqit më 3 shkurt.

Pelegrinët e vizituan kishën e Gjakovës edhe më 7 nëntor kur nuk u penguan për ta kryer vizitën.

http://kallxo.com/serbet-e-pranojne-gjakova-i-dergoi-botes-fotografi-te-mire-para-unesco-s/