Projektligji për Automjete miratohet edhe nga Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka miratuar shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik.

 

https://kallxo.com/kundershtohet-rritja-e-kufizimit-te-vjetersise-se-veturave-qe-mund-te-importohen/

 

Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve, Duda Balje ka kërkuar që të thirret në raportim ministrit i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për shkak se sipas saj nëpër konvikte nuk po respektohet udhëzimi administrativ, që i mundëson qëndrim në konvikte studentëve të komuniteteve.

“Studentët shqiptarë i kanë mbushur vendet tona dhe nuk e kanë respektuar 12 për qindëshin për komunitete në konvikte. Për këtë duhet të të raportojë ministri i Arsimit, për shkak se po vijojnë konkurset për pranimin e studentëve”, tha ajo

Lidhur me këtë, kryetari i Komisionit Igor Simiç, tha se kërkesa duhet të paraqitet si çështje urgjente.

Ndërkaq në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, janë miratuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës;
  2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtura më: 18.09.2018;
  3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-079 për Efiçiencë të Energjisë, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-054 për Gjykatat, me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
  7. Të ndryshme.