Foto: KALLXO.com Ilustrim

Problemi mes ish-bashkëshortëve përfundoi me dy të arrestuar

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Vushtrri është raportuar se kishte ndodhur një problem ndërmjet një çifti të ndarë më parë dhe familjarëve të tyre.

Pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuar.

Ankuesja kosovare ka deklaruar se kishin pasur takim me ish bashkëshortin e saj dhe me fëmijën e tyre dhe aty ka ndodhur konflikti.

Pas takimit  nga njëri prej te dyshuarve është konfiskuar edhe një thikë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.