Foto: Evrovizion

Pritje të mëdha për këngën shqiptare sonte në Eurovision

“Këngëtarja Jonida Maliqi gjatë prezantimin në gjysmëfinalen e Eurovizionit, përdori një teknikë të veçantë me shtrirje te gjata e të fuqishme gjatë këndimit të “Ktheju tokës” ,  ishte performacë e shkëlqyer”

Kështu ka thënë në një prononcim për KALLXO.com, muzicientja Dafina Smajli, rreth prezantimit të përfaqësuese së Shqipërisë në gjysmë finalen e Dytë të Evrovizionit që po mbahet në Izrael.

Këngëtarja Jonida Maliqi, që përfaqëson Shqipërinë me këngën të “Ktheju tokës”, do të këndojë sot, 18 maj 2019, në natën finale të Evrovizioni që do të mbahet në Tel Aviv në Izrael.

Shqipëria ka siguruar finalen dhe është renditur në mesin e 26 finalisteve, pas një perfomance të  shkëlqyer të këngëtares Maliqi.

Jonida Maliqi sipas renditjes do të këndojë  e dyta sot në mbrëmje të këtij  festivali, që fillon nga ora 21:00 dhe duke u nisur edhe nga prezantimi në gjysmë final,  prite një sukses në këtë garë nga kjo këngëtare.

Dafina Smajli,njohëse e fushës së muzikës,  ka potencuar për KALLXO.com se Maliqi në gjysmëfinale pati një paraqitje me një teknikë të veçantë me shtrirje te gjata e të fuqishme gjatë këndimit të “Ktheju tokës”, duke bërë një performancë të shkëlqyer.

Sipas saj, edhe fabula ishte aktuale një dukuri që po përsëritet në vazhdimësi, “ajo paraqiti shpresën e thyer të mijëra njerëzve që edhe pse pas kaq vitesh shtet ndërtim perspektiva e tyre mbetet ” migrimi”.

“Sa i përket interpretimit duke ditur që ai është “Ligj i Skenës” paraqitja ka qenë në nivel. Nuk do të ishte e njëjta gjë po të shikonim performancat playback. Jonida Maliqi me plotë kuptimin e fjalës e përballoi shkëlqyer dhe me shumë vlera interpretimin live. Si përfundim Jonida Maliqi përmes këngës shfaqi jo vetëm art por thirrje!!”, ka thënë ajo.

Edhe rokeri Bujar Meholli, krijues dhe kritik, ka potencuar për KALLXO.com se Shqipëria ka shumë gjasa që të renditet ndër më të mirat në natën e sotme finale të Eurovizionit.

“Jonida, është artiste e dëshmuar dhe pjesëmarrja e saj në këtë edicion i përmbushë, besoj, apetitet e shumë shqiptarëve që po e përcjellin festivalin”, ka thënë Meholl.

Ndërsa sa i përket këngës, Meholli, shton se  “ajo përbëhet nga një tekst i fuqishëm, mjaft domethënës, që ngjizet me vokalin e veçantë të Jonidës; performanca e saj ishte fantastike, çfarë e pres edhe në finale, në të cilën uroj ta rrëmbejë vendin e parë”.

“Në mos të parin, ajo e meriton të renditet në top 5 me këtë këngë, tema e së cilës mëton të jetë universale. Megjithëkëtë, duke e pasur parasysh se ky festival ka ditur të jetë kontravers, Jonida, mund të renditet më poshtë, nëse nuk vlerësohet arti dhe favorizohen artistët për arsye politike!…”, ka pohuar Meholli.