Tifozet e SC Gjilanit, Skifterat Foto: FC Gjilani

Prishtinasi arrestohet pasi tentoi t’i sulmonte tifozët e Gjilanit

Një tifoz i Prishtinës është arrestuar ditën e djeshme pasi që i njëjti kishte tentuar t’i sulmonte tifozët e SC Gjilanit, Skiftera të cilët kishin udhëtuar mbrëmë për në kryeqyetet për të ndjekur ndeshjen KF Prishtina – SC Gjilani, e cila u shtye për shkak se ende nuk është bërë pranimi teknik i stadiumit.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka qenë i mitur dhe është ndalur ka një zyrtar policor.

I njëjti është arrestuar dhe te ai është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.