Patris Berisha/ Foto: Facebook

Prishtina nën Meloditë e Instrumentit ‘Marimba’

Orkestra Simfonike e Filharmonisë së Kosovës do të paraqitet sonte para publikut kosovar me muzikën e krijuar nga instrumenti “marimba”.

Instrumenti me prejardhje afrikane që luhet me katër shkopinj do të jetë në duarty e artistit kosovar Patris Berisha.

Pallati i Rinisë, duke filluar nga ora 20:00 do të jehojë nga meloditë të cilat janë marrë nga uverturat e kompozitoreve Hector Berlioz, Jiri Pauer, dhe Richard Strauss.

Dirigjentja e këtij koncerti, Nathalie Marin e cila do të paraqitet për herë të dytë së bashku me Filharmoninë e Kosovës tha se kjo është një pjesë që ka emocione dhe është e fuqishme.

“Sonte do të jetë një muzikë emocionuese me disa melodi të reja nga shekulli XX. Gjithashtu do ta shiheni atë (Patris Berishën) duke luajtur me katër shkopinj diçka që është shumë interesante”, tha ajo.

Solisti i këtij koncerti, Berisha i cili do të paraqitet me instrumentin “marimba”, tha se vepra e Jiri Pauer do të një vepër shumë atraktive për tu shfaqur me marimba para publikut.

“Mariba është një instrument që ka prejardhje prej Afrikës që do të ketë një tingull shumë të jashtëzakonshëm dhe shumë atraktiv për publikun e sotme”, tha ai.

Filharmonia e Kosovës do ta përfundojë muajin shkurt me këtë koncert kurse muajin mars do ta fillojë me një “Akapella” nga Kori i Filharmonisë.

Kori i Filharmonisë së Kosovës me 3 mars do të performojë pa orkestër kurse do të drejtohet nga dirigjenti slloven, Damjan Moçnik.

Foto: Facebook
Foto: Facebook