Sergio Mattarella, President i Italisë. Foto: Facebook

Presidenti Italian Uron Thaçin për 10 Vjetorin e Pavarësisë

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella ka shkruar një telegram urimi për homologun e tij në Kosovë, Hashim Thaçi në prag të festimit të 10 vjetorit të pavarësisë.

Zyra e Presidentit të Kosovës ka publikuar letrën në të cilën Presidenti Italian shpreh keqardhje që nuk do të mund të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të pavarësisë.

Megjithatë, në letër Mattarella konfirmon mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e Italisë në rrugëtimin e integrimit evropian që nga pavarësia e saj, një synim që duhet realizuar përmes normalizimit të plotë të marrëdhënieve me shtetet fqinje, veçanërisht me Serbinë, dhe miratimin e reformave të brendshme që kanë për qëllim konsolidimin e rendit dhe ligjit”, shkroi Mattarella.