Presidenti i Austrisë Uron 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Austrisë, Alexander Van Der Bellen ka shkruar telegram urimi për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Van Der Bellen ka bërë të ditur që nuk do të mund të marrë pjesë në festimet e këtij 10 vjetori për shkak të agjendës.

Ai megjithatë në letrën e tij të urimit, shprehu dëshirën e tij për suksese të Kosovës pas këtij 10 vjetori.

“Megjithatë, më lejoni që me këtë rast të Ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistimit të Republikës së Kosovës dhe të Ju dëshiroj suksese në realizimin e detyrave Tuaja të marrë me këtë funksion të lartë”, shkroi Van Der Bellen.

Urim të ngjashëm Thaçi sot pranoi edhe nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

http://kallxo.com/presidenti-italian-uron-thacin-per-10-vjetorin-e-pavaresise/