Festa pas golit të Portugalisë - Foto: Facebook

Portugalia Kampion i Evropës

Gjatë lojës ishte Franca ajo që ka dominuar në vazhdimësi, por goli i Eder në vazhdime e bëri Portugalinë kampion.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat të bardhë 0-0.

Portugalia në finale arriti me shumë mund.

Kombëtarja portugeze e kaloi pa asnjë fitore fazën e grupeve si e treta në grupin F. Tri barazime (me Islandën 1-1, Austrinë 0-0 dhe Hungarinë 3-3) ishin të mjaftueshme për të ecur tutje.

Në të tetën e finales, Portugalia e mposhti Kroacinë me rezultat 1-0, me golin e Quaresmas në minutën e 118-të.

Në çerekfinale, ekipi portugez e mposhti Poloninë pas ekzekutimit të penalltive pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1. Pas ekzekutimit të penalltive 5-3.

Është gjysmëfinalja kundër Uellsit loja kur Portugalia do të dëshmojë se është një ekip i denjë për finale. Kombëtarja portugeze fitoi 2-0.

Ky është titulli i parë i kombëtares portugeze në një garë të madhe ndërkombëtare të futbollit.