Pamje nga objekti prej të cilit Policia ka nxjerrë me forcë banorët - Foto: KALLXO.com

Policia Nxjerr me Forcë Banorët nga Banesat e Uzurpuara

Të paktën dy persona janë dërguar në QKUK për trajtim pas lëndimeve të marra gjatë përpjekjes për t’i rezistuar nxjerrjes me forcë nga Policia e Kosovës nga banesat të cilat i kanë uzurpuar pas luftës në një objekt në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Banorët e kësaj ndërtese, e mbetur e papërfunduar nga regjimi i kaluar, betohen se nuk do t’i lirojnë banesat.

Njëri prej tyre, Qazim Asllani tha se të gjallë nuk do ta largojnë nga banesa, të cilën e mban të uzurpuar tash e 17 vjet.

Ai tha se askush nuk u ka ofruar asnjë mundësi, qoftë për ta blerë, ose ndonjë mënyrë tjetër që atë banesë, në të cilën ka investuar tash e 17 vjet, ta bëjë pronë të tijën.

Debimi nga banesat 002 Debimi nga banesat 003

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!