Botohet një monografi studimore për Dardaninë antike

Studiuesi Arianit Buqinca ka botuar kohë më parë monografinë studimore “Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s.)”.

Për të përfunduar këtë studim monografik, autori ka vjelë dhe hulumtuar burime antike dhe bashkëkohore në Francë, Itali, Kosovë dhe vende të tjera të rajonit.

Kjo monografi trajton problematika të ndryshe që lidhen me dardanët ilirë, sidomos para pushtimeve romake të shtetit antik Dardan.

Përmes këtij botimi, autori Buqinca sjell të dhënë me rëndësi edhe për organizimin politike dhe shoqërore të dardanëve ilir, por edhe ritet dhe besimin fetar.

Arianit Buqinca është hulumtues i pavarur shkencor në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik. Fushat e tij të studimit janë historia e kohës së vjetër dhe arkeologjia.