ilustrim

Policia ndalon dy të dyshuar, ju gjetën armë në vetura

Policia e Kosovës në një pikë kontrolli në Lagjjen “Ulpiana” në Prishtinë ka ndaluar dy vetura me vozitës të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Vozitësit e automjetit me tabela vendore gjatë kontrollimit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

“Njësiti policor gjatë një pike kontrolli (te rrethi) ka ndaluar veturën me tabela vendore, me vozitës të  dyshuarin burrë, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në veturë i është gjetur  dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe shtatë fishek të kal. 7.65 mm”, thuhet në raportin e Policisë.

Në të njëjtin pikë, Policia e Kosovës ka raportuar edhe për një rast tjetër.

“Njësit policore kanë ndaluar veturën “Mitsubishi”, me tabela vendore, me vozitës dhe pasagjerin të  dyshuarit burra, ku gjatë legjitimimit dhe kontrollimit në veturë i është gjetur  dhe konfiskuar te vozitësi një arme zjarri me një karikator dhe tetë fishek të kal. 7.62 mm, kurse pasagjerit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raport

Në të dy rastet, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, por rasti mbetet të hetohet.