Ilustrim

'Kauboji' i Prizrenit: 21-vjeçari me dy pistoleta në brez

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë ilegale.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme policia ka pranuar një informacion se në lagjen “Ortokoll” të Prizrenit, është vërejtur një person me armë në brez.

“Policia sapo ka pranuar informacionin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T. C, 21 vjeçar, ka gjetur një pistoletë të llojit  ‘Zastava’,  me një karikator, një pistoletë ‘EKOL TUNA’, me tre fishekë, një shufër metalike dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë sekuestuar armët dhe gjësendet tjera, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar.