Policia e Prizrenit arreston dy persona, u kapën me armë ilegale
Policia e Prizrenit sot ka gjetur dhe sekuestruar dy armë në pronësi ilegale, me ç’rast ka arrestuar dy persona.
Sipas policisë, në rastin e parë zyrtarët patrullues ndaluan një automjet për kontroll në rrugën Prizren-Vermicë dhe gjatë kontrollit policët gjeten në pronësi ilegale një arme të tipit revole Bereta si dhe 16 fishek kalibër 9mm.
Policia shton se me këtë rast u procedua penalisht i dyshimti, D. K. i lindur në vitin 1995 dhe rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Kurse, në rastin e dytë patrulla policore u informua se në rrugën “Wesli Clark”, në Prizren, një person i dyshimtë kishte kanosur një qytetarë duke ja drejtuar armën e mbushur.
Sipas policisë, i dyshimti u arrestuan nga Njësia e Reagimit të Shpejte të policisë, ku gjatë kontrollimit ju gjete një armë e tipit revole dhe 6 fishek të cilët i posedonte i dyshimti.
Policia thekson se përveç kanosjes dhe mbajtjes ilegale të armës i njëjti rezultonte edhe nën ndikim e alkoolit me 1.61 promil.
Tutje theksohet se pasi u informua prokurori i Shtetit i dyshimti R. B. i lindur në vitin 1982 u ndalua në mbajte në afat prej 48 orë dhe me rastin po merren njësia e hetimeve në Prizren.