ARKIV - Armët e konfiskuara nga Policia e Kosovës, Foto: KALLXO.com

Paraburgim për 10 të arrestuarit për tregti ilegale me armë

10 të arrestuarit për tregti me armë ilegale, pritet të mbesin 30 ditë në paraburgim, kjo pasi Gjykata e Ferizajt e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë.

“Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dhjetë (10) të pandehurve M. Sh., P. F., A. F., A. F., R. M., N. M., P. M., I. R., pas shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Të pandehurit, dyshohet se gjatë vitit 2018 dhe 2019 në Ferizaj dhe disa vende tjera të Kosovës, në kundërshtim me Ligjin mbi Armët, në mënyrë të paautorizuar kanë importuar armë – municione të kalibrit të ndryshëm të cilat i kanë siguruar nga një person i panjohur nga Republika e Maqedonisë, kryesisht armë me gaz deri në kufirin e Republikës së Kosovës, të cilat armë pastaj janë shitur tek të pandehurit dhe persona të ndryshëm”, thuhet tutje na njoftim.

https://kallxo.com/shenjestra-shkaterroi-rrjetin-e-trafikut-te-armeve-qe-vinin-nga-turqia-pamje/

.