Foto-ilustrim | Foto: Policia e Kosovës

Policia Konfiskon një Kallashnikov dhe 5 Pistoleta

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në pesë raste të ndara ka konfiskuar shumë armë zjarri dhe municion për to.

Sipas raportit të përditshëm policor në pikën e kalimit kufitar Kullë, policia gjatë një kontrolli në automjetin e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me gaz dhe 100 copë fishekë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Në Fshatin Zhegër, policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 40 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe tre karikatorë të kallashnikovit.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt dhe nuk raportohet për të arrestuar.

Në Mitrovicë në Rrugën “UÇK” policia gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë.

Në Deçan, në Rrugën “Haki Povajt”, policia gjatë kontrollit në një lokal, ka gjetur një pistoletë me shtatë copë fishekë.

Në fshati Llukar të Prishtinës policia gjatë kontrollit në veturën e një shtetasi amerikan ka gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov me 29 copë fishekë.

Në tri rastet e fundit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.