Policia e Kosovës kërkon ndihmë për gjetjen e 75 vjeçarit të zhdukur

Një 75 vjeçar nga fshati Bokshiq i Klinës është shpallur i zhdukur.

Policia ka kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët për informacionet rreth vendndodhjes së Binak Uka i cili është zhdukur gjatë ditës së djeshme.

“Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi”, thuhet në kërkesën e policisë.

Policia tutje ka bërë të ditur se kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, prandaj kanë kërkuar nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192.

Më poshtë mund të gjeni fotografitë e 75 vjeçarit të zhdukur

.