Foto-ilustrim

Policia e konfirmon rastin tragjik në Skenderaj

Policia e ka konfirmuar rastin tragjik që ka ndodhur sonte në fshatin Rezallë të Skenderajt.

“Është raportuar për një rast ku është gjetur një veturë ne zonë të Skenderajt. Brenda veturës është gjetur një trup i pajetë. Nuk kemi detaje të tjera”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

KALLXO.com mëson se një person ka humbur jetën pasi vetura e tij është kapluar nga flakët.

Sipas burimeve të KALLXO.com dyshohet se zjarri është shkaktuar nga gazi që përdorej si karburant.

10:55

Një rast tragjik ka ndodhur sonte në fshatin Rezallë të Skenderajt.

Burime të KALLXO.com thonë se një burrë nga ky fshat ka vdekur pasi zjarri ka kapluar veturën e tij.

Dyshohet se vetura është përfshirë nga flaka si pasojë e gazit që e përdorte si karburant.

Burime të KALLXO.com thonë se rasti tragjik ka ndodhur rreth dy orë më parë.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje rreth këtij rasti.