Foto: Ilustrim

Polici nga Gjilani arrestohet për mundësim në prostitucion

Një polic në Gjilan me inicialet F.Sh është arrestuar si i dyshuar për m“mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi duke aplikuar edhe masat e fshehta, në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje  në Gjilan është bërë ekzekutimi i urdhëresës së lëshuar nga gjykata për simulim të veprës penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.

Në këtë rast është arrestuar zyrtari policor F.Sh  me dyshimin se ka kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” si dhe  të dyshuarën D.K shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Të njëjtëve me vendim të Prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjithashtu, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për  zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin  më lart.