Ujësjellësi (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Podujeva pa ujë të pijshëm që nga mëngjesi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se qyteti i Podujevës nga ora 10 e mëngjesit së ditës së sotme do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

“Arsyet e ndërprerjes së furnizimit me ujë për tërë qytetin e Podujevës janë punimet teknike në gypin me diametër 400mm në fshatin Surkish. Punimet teknike do të zhvillohen për t’i parandaluar rrjedhjet e mëdha në gyp, që kanë ndodhë kohëve të fundit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Sipas njoftimit, sanimi i defekteve në gypin 400mm do të përfundojë gjatë ditës së sotme.