
Foto: Arkiv
Pesë të Arrestuar për Kontrabandë me Barna
Policia e Kosovës ka arrestuar personat me inicialet A.M, E.R, S.I, D.A, A.A gjatë një aksioni të Policisë kufitare në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin Shëndetësor.
Sipas policisë, gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar sasi e konsiderueshme e barnave të pa kontrolluara dhe të pa verifikuara me prejardhje kryesisht nga Serbia, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara në Kosovë.
Aksioni ka qenë i shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajt dhe të Gjilanit, duke përfshirë 18 lokacione të ndryshme.
Këta persona, dy prej tyre punonjës së shëndetësisë në mënyrë të organizuar dyshohet se kanë bërë kontrabandimin e këtyre barnave.
“Këta persona dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike “, njofton Policia e Kosovës”.