Visar Ymeri, Kandidat për Kryetar të Vetëvendosjes

Nënkryetari i deritanishëm Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka kandiduar për ta marrë timonin e kësaj partie.

“Konkursi” i shpallur ditë më parë nga kjo parti për kryetar ka përfunduar sot në mesditë, ndërsa brenda kësaj periudhe, kandidaturën e vet e ka dorëzuar vetëm Visar Ymeri.

Mediat në Kosovë kanë raportuar sot se kryetari i VV-së, Albin Kurti, do të tërhiqet nga drejtimi i partisë për të mbetur vetëm aktivist i saj.

Kurti nuk ka kandiduar për pozitën e kryetarit, kështu që kandidatura e vetme për ta drejtuar Vetëvendosjen mbetet Visar Ymeri, i cili është në të njëjtën kohë edhe shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës.